Lajmet
LIGJI PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE (Nr. 04/L-109) i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,ka për qëllim rregullimi i aktiviteteve të komunikimeve elektronike bazuar në parimin e neutralitetit teknologjik dhe kornizën rregullatore të BE-së për komunikimet elektronike, duke promovuar konkurrencën dhe infrastrukturën efikase në komunikimet elektronike, si dhe garantimin e shërbimeve të duhura e të përshtatshme në territorin e Republikës së Kosovës.

Ky ligj rregullon marrëdhëniet shoqërore që kanë të bëjnë me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike, shërbimet dhe facilitetet shoqëruese, përdorimin e resurseve të komunikimeve elektronike, si dhe marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë me radio-pajisjet, pajisjet fundore dhe përputhshmërinë elektromagnetike, siguron nivel të barabartë të mbrojtjes së të drejtave për të dhënat personale, veçanërisht të drejtën e privatësisë së procesimit të të dhënave personale në sektorin e komunikimeve elektronike.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – (Autoriteti) është organi rregullator, i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga ky ligj, nga ligji për shërbimet postare, si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga Qeveria, bazuar në dispozitat e paragrafit 1. të nenit 6 të këtij ligji dhe paragrafit 1. të nenit 7 të këtij ligji. 

 Anëtarë në: