Kjo faqe përmban të gjitha vendimet e marra nga Bordi i ART dhe aktet tjera zyrtare përkatëse të cilat kanë ndikim thelbësor në sektorin e telekomunikacionit.
Bordi i ART-së në mbledhjen e datës 26.08.2010, sipas procedurave të përcaktuara me dispozitat e ligjit bazë dhe Rregulloren e Brendshme të ART-së, shqyrtoi materialin e paraqitur nga Departamenti i Telekomunikacionit, dhe mori Vendim për Miratimin e dokumentit dhe krijimin e nyjës shkëmbyese të internetit në Kosovë (KOS-IXP).
Nyja shkëmbyese e Internetit (KOS-IXP) e themeluar me këtë vendim do jetë njësi funksionale brenda Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART). Vendimi Nr.28 - Krijimi i Nyjes Shkëmbyese të Internetit (KOS-IXP) në Kosovë
Bordi i ART-së në mbledhjen e datës 14.07.2011, sipas procedurave të përcaktuara me dispozitat e ligjit bazë dhe Rregulloren e Brendshme të ART-së, mori vendim për miratimin e dokumentit për këshillim publik lidhur me ‘Operimin e Nyjës Shkëmbyese të Internetit KOSIX’.
Procesi i këshillimit fillon më datë; 19 Korrik 2011 dhe përfundon më datë; 19 Gusht 2011.Vendim Nr 113 - Miratimi i dokumentit për këshillim publik KOSIX.