Të drejta dhe detyrimet e anëtarit

-    Anëtari i KOSIX mund te vendosë pajisjet e veta ne raftet e KOSIX ne sallën e pajisjeve ose mund te beje vetëm lidhjen ne KOSIX LAN, sipas llojit të shërbimeve të KOSIX, për të cilat anëtari është kontraktuar me ART.

-    Anëtari i KOSIX obligohet të kryej lidhjen në KOSIX LAN dhe kështu në mënyrë operative të filloj pjesëmarrjen në KOSIX brenda afatit prej 90 ditësh nga dita e nënshkrimit të ‘Kontratës për anëtarësim në KOSIX’.

-    Anëtari i KOSIX mund të emëroj përfaqësuesin e tij ne GP dhe zëvendësin e tij me rastin e nënshkrimit te kontratës për anëtarësim.

-    Përfaqësuesi i anëtarit ne GP ka përgjegjësi të plotë ne te gjitha çështjet lidhur me KOSIX.

-    Vetëm anëtari i GP dhe/ose stafi teknik janë të autorizuar për qasje ne raftin telekomunikues (rack) te KOSIX me pajisjet e anëtarit.

-    Anëtari i KOSIX është përgjegjës për ofrimin, sigurimin, konfigurimin mirëmbajtjen dhe funksionimin e pajisjeve te veta qe i ka ne pronësi, si dhe krijimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e kanaleve telekomunikuese me te cilat rrjeti i anëtarit te KOSIX lidhet ne KOSIX LAN.

-    Anëtari i KOSIX ka të drejtë që të bëj ndryshimet ne emërimin e përfaqësuesve ne GP,  ndryshimet e personave te autorizuar teknik qe kane qasje ne sallën e pajisjeve te KOSIX , si dhe shkëmbimet e realizuara te trafikut me anëtaret tjerë.

-    Anëtari i KOSIX, obligohet që të veprojë ne përputhje me normat e Internetit te bazuara në praktikat e mira, e cila para se gjithash nënkupton mos shkaktimin e dëmeve ndaj  tjerëve, veçanërisht ndaj  anëtareve tjerë apo KOSIX.  Anëtaret e KOSIX gjithashtu, gjate përdorimi te KOSIX, detyrohen te respektojnë rregullat dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

-    Në rast se dëmet e shkaktuara në pajisjet e KOSIX janë si rezultat i pajisjeve të ndonjë anëtari dhe/ose të personave teknik të autorizuar nga po i njëjti anëtar,  atëherë anëtari në fjalë është përgjegjës për kompensim të dëmeve.

-    Anëtari i KOSIX është plotësisht përgjegjës për  përmbajtjen e trafikut, te cilin e shkëmben përmes KOSIX, dhe i cili si pikënisje apo destinacion ka rrjetin e anëtarëve të KOSIX.

-    Ne rast te ndonjë problemi lidhur me përmbajtjen e trafikut dhe/ose problemeve tjera teknike, anëtari i KOSIX detyrohet te ndërmerr te gjitha masat ligjore, teknike apo te ndonjë natyre tjetër, për zgjidhjen e tij në një afat prej 7 ditësh.

-    Do të konsiderohet si shkelje, nëse anëtari në mënyrë direkte ose indirekte rrugëton ose bartë çfarëdo trafiku vendor të internetit nëpër ndonjë rrugë që përfshinë lokacione jashtë kufijve territorial të Republikës së Kosovës, me përjashtim të kushteve të jashtëzakonshme që pamundësojnë shkëmbimin e brendshëm përmes KOSIX.

-    Anëtari i KOSIX detyrohet të paguaj ne llogarinë e ART-së tarifën e shërbimit sipas tarifave që i përcakton ART në përputhje me nenin 4.8 të kësaj rregulloreje.

 Anëtarë në:

Skedarët


 
Foto te ndryshme te Nyjes Shkembyese te Internetit
Raportet e Nyjes Shkembyese te Internetit
Dokumente nga KOSIX
Raporte te Ndryshme