Rreth KOSIX

Nyja Shkëmbyese e Internetit (KOSIX), e para e këtij lloji në Kosovë është hapur më 23 Qershor 2011 nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ish Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit - ART) dhe është njësi funksionale brenda ARKEP, e cila ka për qëllim shkëmbimin e trafikut të internetit në mes ofruesve të shërbimeve të internetit (ISP) në Kosovë.

Në realizimin e projektit për krijimin e KOSIX, kontributin të çmueshëm dhe të vazhdueshëm kanë dhënë: agjensioni amerikan për ndihmë dhe zhvillim ndërkombëtar (USAID) të ofruar përmes programit të tyre Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë (KPEP), Qeveria Norvegjeze respektivisht Ministria e Punëve të Jashtme të ofruar përmes Ambasadës Norvegjeze në Republikën e Kosovës, CISCO Systems International BV, dhe Universitetit të Prishtinës të cilët kanë ofruar hapësirën adekuate brenda ambienteve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Përparësitë e KOSIX janë të shumta, e ndër me të rëndësishmet është avancimi i sigurisë dhe privatësisë së komunikimeve të Internetit duke e mbajtur trafikun lokal vendor ‘lokal’ brenda kufijve kombëtar, dhe jo duke i lëshuar kufijtë e Kosovës siç ka qenë rasti deri më parë, para hyrjes në funksion të KOSIX. Kjo e zvogëlon rrezikun përbërës që shfaqet gjatë dërgimit të të dhënave të ndjeshme përtej kufijve kombëtar dhe përmes shumë nyejve. 

Për më tepër KOSIX ka edhe përparësi tjera si në vijim:

- Kostoja - shkëmbimi direkt i trafikut në mes të ofruesve të shërbimeve të internetit e zvogëlon mesataren e kostos për bit;

- Cilësia teknike – shkëmbimi direkt i trafikut krijon një rrugë më të shpejtë dhe direkte nga një lokacion lokal i Internetit në tjetrin, duke i zvogëluar vonesat (latency) dhe problemet tjera teknike;

- Qëndrueshmëria/elasticiteti – KOSIX e mundëson krijimin e marrëveshjeve të rutimit në mes të ISP-ve për të reduktuar kongjestionin dhe për të ofruar rrugë rezervë në rast të ndërprerjeve të rrjetit kryesor;

- Zhvillimi i tregut – KOSIX mund të promovojë zhvillimin e tregut të shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit (TIK) dhe shërbimeve të reja (p.sh. “hosting”, “cached services”, “time senzitive applications”, etj.) dhe shërbimeve që kërkojnë brez të gjerë dhe vonesa të ulëta  (p.sh. shërbime në kohë reale dhe ato multimediale);

- Shërbimet për ISP-të – KOSIX do të ofrojë shërbime për anëtarët e vet (p.sh. raportimi i trafikut);

- Komuniteti – KOSIX është një mundësi e mirë për zhvillimin e projekteve edukative dhe hulumtuese që ndihmojnë zhvillimin e komunitetit lokal të Internetit dhe avancojnë tregun e TIK.



 Anëtarë në:

Skedarët


 
Foto te ndryshme te Nyjes Shkembyese te Internetit
Raportet e Nyjes Shkembyese te Internetit
Dokumente nga KOSIX
Raporte te Ndryshme