Shërbimet

Lidhja në KOSIX 

KOSIX ofron tre mënyra për lidhje në rrjetin neutral: 

        -Switched 100 Mbit/s Fast Ethernet. Konektor RJ-45.
        -Switched 1 Gbit/s Ethernet. Fibrat optike LX  janë të përfshira në çmimin për port. 
        -Switched 10 Gbit/s Ethernet. Fibrat optike LX  janë të përfshira në çmimin për port.  

Në qoftëse kërkohen lloje tjera të fibrave optike, kontaktoni stafin e KOSIX për më shumë informacione. 

Vendndodhja 

Pajisjet janë të vendosura në një dhomë në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Eleketrike dhe Kompjuterike (Prishtinë), në një mjedis fizik të kontrolluar me alarme të fshehta dhe monitorim të të gjitha hyrjeve dhe qasjes në KOSIX. Për më tepër, operatorët mund të qasen në ambientet fizike të KOSIX gjatë gjithë kohës 24/7, në mënyrë që të kryejnë shërbimet e tyre kur është e nevojshme. Operatorët mund të vendosin patcha optikë në ambientet e KOSIX (duke ju referuar pajisjeve të instaluara aktualisht). Të gjitha patchat optikë të vendosura në ambientet e KOSIX monitorohen nga stafi i KOSIX në pajtim me rregullat dhe standardet e përcaktuara nga ART.

Mailing lista 

Ekziston një mailing listë për anëtarët e KOSIX. Lista është e mbyllur vetëm për provajderat (ISPs) të cilët janë të lidhur në KOSIX. Kërkesat për anëtarësim dhe parapagim mund të dërgohen te irena.bryma@art-ks.org. 

Stafi 

Personeli në KOSIX ka eksperienc në fushën e teknologjisë informative dhe shërbimet e tyre mund të kërkohen në terma të rregullta. 

Tarifat 2012

Tarifat për lidhje në KOSIX janë ndarë në një tarifë për anëtarësim dhe një ose më shumë tarifa për porte. Tarifa e anëtarësimit në KOSIX mbulon qasjen tuaj në të gjitha pikat e KOSIX. Çmimi i tarifës për anëtarësim në KOSIX është 500€ në vit dhe kjo shumë është e pakthyeshme. 

Tarifa e porteve në KOSIX mbulon lidhjen tuaj aktuale dhe varet nga shpejtësia e lidhjes tuaj dhe numri i lidhjeve, që janë si në vijim:

       -çdo 100 Mbit / s Ethernet 100 € në muaj 

       -çdo 1 Gbit / s Ethernet 200 € në muaj

       -çdo 10 Gbit / s Ethernet 500 € në muaj. 

Shërbime tjera nuk janë të përfshira në listën e tarifave. Çdo anëtar i KOSIX duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet për kanalin komunikues fizik dhe pajisjet e nevojshme për implemtimin e lidhjes përkatëse. 

Nëse keni nevoj për shërbime hosting (që aktualisht nuk është shërbim i ofruar nga KOSIX, por pritet të jetë së shpejti), tarifat dhe kushtet do të specifikohen me një marrëveshje tjetër.  

 Anëtarë në:

Skedarët


 
Foto te ndryshme te Nyjes Shkembyese te Internetit
Raportet e Nyjes Shkembyese te Internetit
Dokumente nga KOSIX
Raporte te Ndryshme