Kriteret për anëtarësim

Kushtet dhe procedurat e anëtarësimit në KOSIX

Anëtar i KOSIX mund të jetë:
- Çdo ISP, i cili ofron shërbime të internetit në territorin e Republikës së Kosovës;
- Një rrjet jo-komerciale qe ofron shërbime për entitetet private dhe ligjore në territorin e Republikës së Kosovës;
- Një rrjet privat që ofron shërbime për entitetet private dhe ligjore në territorin e Republikës së Kosovës.

Për anëtarësim në KOSIX, ndërmarrja është i obliguar që të dorëzoj dokumentet si në vijim:
- Kërkesën për anëtarësim;
- Aplikacionin e plotësuar në formën dhe të dhënat të cilat i kërkon KOSIX. Forma e aplikacionit për anëtarësim është pjese përbërëse e kësaj rregulloreje.

Kushtet teknike për anëtarësim duhet të kenë një funksionalitet minimal të shtresës 2/Layer-2 (Ethernet) me specifikime si në vijim:
- Ndërlidhja në rrjetin lokal (Ethernet) më KOSIX duhet të jetë e konfiguruar me shpejtësi dupleks dhe jo auto-sensing;
- Vetëm standardi i Ethernet 2 (ose “Dix Ethernet”) me layer-2 mund të përcillet në KOSIX. Për më tepër, LLC/SNAP enkapsulimi (802.2) nuk është i lejuar;
- Kornizat (frames) duhet të bazohen në njërën nga këto lloje të Ethernetit:
0x0800 – IPv4;
0x0806 – ARP;
0x86dd – IPv6.

- Vetëm një burim i MAC adresave duhet të përdoret në çdo port të KOSIX. Nuk ka korniza tjera përveç ARP që mund të dërgohen (broadcast)                 drejt MAC adresave;

- Proxy – ARP është i ndaluar;

- Vetëm ARP dhe IPv6 (Neighbor Discovery) mund të përcillet në tërë KOSIX;

Kushtet teknike për anëtarësim duhet të kenë një funksionalitet minimal të shtresës 3 / Layer-3 (IP) me specifikime si në vijim:
- Ndërlidhësit e anëtareve qe lidhen ne KOSIX duhet të konfigurohen qe te përdorin vetëm IP adresat dhe “netmaskat” e caktuara  nga KOSIX. Çdo auto-konfigurim, auto-zbulim, ase adresime tjera janë të ndaluara;
- Paketat e drejtuara në adresën e KOSIX (Broadcast packets) duhet të filtrohen para se të arrijnë në KOSIX;
- Ndërlidhjet duhet të bazohen në protokollin BGP, gjegjësisht BGP4 dhe pasardhësit e tij;
- Anëtarët mund te përdorin dhe reklamojnë vetëm IP adresat dhe ASN e caktuar për ta dhe për konsumatoret e tyre. Përdorimi, reklamimi, ose dërgimi i adresave tjera qe nuk i takoje anëtarit është i ndaluar
- Anëtaret duhet të zbatojnë praktika të mira për bashkimin e rrugëve kudo qe te jete e mundur;
- “Next-hop-self” duhet të jetë e vendosur ne te gjitha reklamimet e rrugëtimeve ne KOSIX.

Kushtet teknike të specifikuara në nenet 6.3 dhe 6.4 të kësaj rregulloreje, mund të ndryshojnë në përputhje me nenin 4.3.5 të kësaj rregulloreje, ose nëse Bordi e konsideron se është e nevojshme në gjë e tillë.

Jo më vonë se tridhjetë ditë (30) pas kërkesës, Menaxheri duhet t’i rekomandoj Bordit nënshkrimin e Kontratës së anëtarësimit, vetëm në rast se janë plotësuar të gjitha kushtet e specifikuara në nenet 6.2, 6.3 dhe 6.4 të kësaj rregulloreje.

Në rast se nuk janë përmbushur kriteret për anëtarësim te specifikuara në nenet 6.2, 6.3 dhe 6.4 të kësaj rregulloreje, atëherë kërkesa duhet të refuzohet dhe pala duhet të njoftohet me shkrim jo më vonë se tridhjetë ditë (30) pas aplikimit .

Personi juridik, i cili nuk është i kënaqur me përgjigjen e KOSIX në kërkesën për anëtarësim, mund të parashtroj ankesë pranë Bordit, e cila do të shqyrtohet në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje dhe akteve tjera normative në fuqi.

Statusi i anëtarit të KOSIX arrihet me nënshkrimin e Kontratës për anëtarësim në KOSIX.
Statusi i anëtarit është publik dhe publikohet në ueb faqen zyrtare të KOSIX të specifikuar në nenin 3.7 të Rregullores me Nr.Prot.046/B/11.

 Anëtarë në:

Skedarët


 
Foto te ndryshme te Nyjes Shkembyese te Internetit
Raportet e Nyjes Shkembyese te Internetit
Dokumente nga KOSIX
Raporte te Ndryshme